Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pritet të mbërrijë sot në Vlorë, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në këtë qytet pak ditë më parë, ku një 26-vjeçare u përdhunua nga 4 persona.
Ndërkohë pritet që 5 ditë pas ngjarjes, 26-vjeçares t’i bëhet ekspertiza. Ajo është dërguar te mjeku ligjor dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku A. C. dhe O. T, tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe shtetasi V.K, të dy të shpallur në kërkim, detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.
Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.