I riu shqiptar i përfshirë në përdhunimin në grup të një 15-vjeçareje në Greqi ka kërkuar falje për ngjarjen.

Ai ishte shpallur në kërkim më parë pasi vajza tregoi emrin e tij ndërsa u kap nga policia.

17-vjeçari shqiptar ishte i përfshirë në përdhunimin në grup 15-vjeçares në Illion. 

Gjashtë nga tetë të përfshirët u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa i mituri i shtatë u la i lirë me kushte shtrënguese, për shkak të moshës, pasi ishte nën 15 vjeç.

Njëkohësisht po shqyrtohet edhe roli i katër vajzave – rreth 15 vjeç – të cilat sipas informacioneve kanë qenë përballë torturave të nxënëses.

Sipas sindikalistit të ELAS-it , Stavros Balaska, ajo që ka rënduar mbi vendimin e hetuesit dhe prokurorit për caktimin e paraburgimit të nxënësve dhunues ishte video.

“Këta fëmijë u burgosën sepse videot e akteve të përdhunimit ishin aq të tmerrshme sa që tronditën hetuesin dhe prokurorin për marrjen e këtij vendimi,” tha ai.

Ai bëri të ditur edhe arrestimin e katër vajzave të përfshira në dosjen e lëndës, duke thënë se “ shpresojmë që në ditët në vijim të arrestohen të katër vajzat të cilat qeshin, pinin birra duke parë për dhunimin ”, tha  z. Balaskas duke folur për SKAI-n, shkruan Protothema.