Indi, 29 maj 2014 – Dy kushërira indiane, që i përkisnin shtresës së ulët, me moshë 14 dhe 15 vjeçare, u përdhunuan nga një grup personash në Uttar Pradesh, ndërsa më tej u vranë, duke u varur në një pemë mangoje.
Mediat vendase bëjnë me dije se si përgjegjës për këtë ngjarje u arrestuan shtatë persona, mes tw cilwve dy agjentë policie Sarvesh Yadav dhe Rakshapal Yadav.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin e Katra, ndërsa dy të miturat që jetonin në të njëjtën shtëpi, ishin zhdukur në mënyrë të mistershme, mbrëmjen e së martës.
Banorët e zonës nisën menjëherë kërkimet, ku zbuluan se dy vajzat ishin përdhunuar dhe ishin varur në një pemë mangoje në zonën e Ushait.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





