Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Elbasanit. Një 42-vjeçar kreu marrëdhënie intime me një 18-vjeçar me aftësi të kufizuara. Ndërsa, nëna e adoleshentit të abuzuar seksualisht, ka bërë publik rastin për mediet, teksa ka kërkuar ndëshkimin e autorit për këtë akt anti-njerëzor.

Në një intervistë ajo ka treguar ngjarjen, ndërsa ka rrëfyer se djali i saj, (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është abuzuar seksualisht nga  42-vjeçari, i cili e ka marrë djalin e saj me aftësi të kufizuara dhe e ka dërguar tek shtëpia e tij, ku dhe ka kryer aktin.Më pas ai i ka dhënë djalit 3 mijë lekë të vjetra dhe një banane, për ta larguar nga banesa dhe për të mos rrëfyer aktin e krimit.

Ajo shprehet se ata njiheshin, dhe i biri kur ka shkuar në shtëpi ia ka treguar nënës për ngjarjen.

Pasi u vunë në dijeni për ngjarjen, prindërit e djalit kanë shkuar në polici për të denoncuar rastin, së bashku me autorin e abuzimit, ndërsa pasi janë bërë deklarimet, 42-vjeçari është larguar me vrap nga komisariati.

“Në polici na thanë që ne do ta hetojmë këtë rast dhe se nëse ky zotëri e bën sërish, do të marrim masa, pasi nuk e besonin djalin sepse është me aftësi të kufizuara”, është shprehur nëna e 18-vjeçarit.

Ajo ka treguar se pasi janë bërë ekzaminimet nga mjekët përkatës, ka rezultuar se në fakt ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Zonja tregon se 42-vjeçari është i martuar me dy fëmijë, ndërsa sipas bashkëshortes së tij, ai ka deklaruar se “do të mbysë veten” pas kësaj ngjarjeje.

Nëna e të riut bën apel shtetit për ta çuar këtë çështje deri në fund dhe drejtësia të vihet në vend.

Ngjarja tronditëse u publikua dje në medie, pasi policia e kishte fshehur si rast. Prindërit e adoleshentit i bëjnë apel shtetit që autori të vihet para drejtësisë. Autori, pas daljes nga komisiariati ia ka mbathur me vrap, ndërsa është në kërkim nga policia.