Një 48-vjeçar nga Erseka u arrestua dje nga policia e Korçës, pasi u denoncua nga një vajzë për përdhunim. Ligor L. u akuzua nga fqinja e tij, 24 vjeçe se kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.