INDI– Një vajzë vetëm 7 vjeç është përdhunuar në banjot e shkollës që frekuentonte. Ngjarja e trishtuar ka ndodhur në Goa, Indi. Pas kësaj banorët kanë organizuar një protestë masive nëpër qytet, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e drejtoreshës së shkollës.
Ndërkohë policia është në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të shëmtuar, që në Indi ka filluar të marrë formën e një fenomeni. Sipas deklarimeve të policisë autor i aktit të rëndë dyshohet të jetë një i ri 20-vjeçar, i cili kishte mundur të hynte në shkollën e nxënësve.
Dy ditë më parë një grua 39-vjeçe u përdhunua në grup nga 7 burra. Gruaja, siç transmeton DPA, po udhëtonte për në fshatin e burrit të saj në Punjab, kur shoferi i autobusit dhe asistenti i tij, e çuan në një vend tjetër, ku e përdhunuan bashkë me pesë meshkuj të tjerë, ka thënë shefi i policisë lokale, Raj Jeet Singh. Më pas gruaja është lënë në afërsi të shtëpisë së saj.
Ndërkohë rreth një muaj më parë një rast i ngjashëm u regjistrua po në Indi, ku një studente u përdhunua dhe u dhunua nga 6 burra. Dy javë pas sulmit të rëndë vajza e re humbi jetën. Përdhunimi i saj nxiti protesta të dhunshme në të gjithë Indinë, ndërkohë që ligjvënësit po mendojë për forcimin e legjislacionit për agresionin seksual.