Indi, 2 maj 2014 – Një grua 84-vjeçare e cila banonte në Kerala në jug të Indisë ka vdekur në spital, pasi është përdhunuar. Sipas agjencisë së lajmeve PTI e moshuara jetonte e vetme në Trivandrum, ndërsa u gjet nga policia në shtëpinë e saj në gjendje të pavetëdijshme.
Policia ishte njoftuar nga fqinjët e 84-vjeçares, të cilët ishin shqetësuar, pasi nuk po e shihnin të moshuarën të dilte jashtë shtëpisë.
Policia bën me dije se 84-vjeçarja është transferuar në spital, ndërsa vdiq disa orë më vonë. Autopsia konfirmoi se gruaja kishte pësuar dhunë seksuale. Policia është vënë në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





