INDI, 6 prill 2013 – Një turiste britanike, Sarah Elizabeth, që prej dy muajsh jetonte në Srinagar (Kashmiri indian), në një shtëpi lundruese është përdhunuar dhe vrarë natën e kaluar. Lajmin e bën të ditur agjencia Pti.

Policia ka arrestuar në vendngjarje një shtetas hollandez, i cili po largohej me shpejtësi nga vendi i krimit, ndërsa kishte me vete vetëm pasaportën.

Policia bën të ditur se viktima është përdhunuar nga 43 vjeçari Davit Rechord, i cili kishte mbërritur në Srinagar dy ditë më parë dhe banonte në një shtëpi lundruese afër me viktimën.

Sipas inspektorit të përgjithshëm të Kashmirit, Abdul Ghani Mir, dera e dhomës ku jetonte gruaja ishte hedhur në tokë nga dhunuesi, i cili menjëherë pas krimit është përpjekur të largohet, por është prangosur nga policia.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/