1dhjetor 2015 – Një 17-vjeçare nga Lezha ka shpëtuar në moment të fundit nga fati i rëndë që i ishte caktuar, pasi kishte kaluar më parë një histori përdhunimi. Vajza me inicialet V.J. është përdhunuar nga dy të rinj nga Lezha, njëri i arrestuar e tjetri në kërkim.
Sipas policisë së Lezhës, u ndalua Krenar Shabani , 33 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa 26-vjeçari E.K. është në kërkim. Ata fillimisht e kanë përdhunuar vajzën në bodrumin e një ndërtese.
Më pas e kanë dërguar në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, tek një shtetase e njohur e tyre me qëllim trafikimin të nesërmen në Kosovë. Por shtetësja V.J. ka arritur të largohet. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “Trafikimi i të miturve”.
/portali DurresLajm/