Një vajzë 11-vjeçare ka mbetur shtatzënë dhe aktualisht është 8-muajshe, pasi dyshohet se është përdhunuar nga dy burra të moshuar në Indi.
Nanji Javiya, 67 vjeç, dhe fqinji i tij Arving Kubawat, 60 vjeç u arrestuan të martën. Ata akuzohen për joshjen e vajzës me para, që vjen nga një familje e varfër në Indi, përpara se ta përdhunonin vitin e kaluar, raporton policia.
Por rasti doli në dritë vetëm pasi u zbulua se vogëlushja ishte 8-muajshe shtatzënë dhe nëna e saj denoncoi rastin në polici.
Policia tha se babai i 11-vjeçares është i papunë për shkak të shëndetit të sëmurë, ndërsa nëna e saj punon si shërbëtore.
"Ajo ishte joshur nga ata me ofertën e parave. Çështja u bë e ditur pasi u zbulua se ishte shtatzënë tetë muajshe. Fillimisht, vajza e fshehu incidentin nga anëtarët e familjes së saj, por më në fund i tha nënës së saj", tha një zëdhënës i policisë.





