Indi, 21 korrik 2014 – Një inspektor patinazhi është arrestuar nën akuzën e përdhunimit të një vajze 6-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Bangladore, në Indinë e jugut. 

Sipas raportimeve të mediave vendase, burri ka ngacmuar të paktën katër fëmijë gjatë tre viteve të fundit. Në kompjuterin e tij personal janë gjetur fotografi pornografike të të miturve. 

Hetuesit janë duke marrë në pyetje burrin dhe më pas do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për të ardhmen e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/