15 qershor 2015 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 20-vjeçare.

Aldo Doda, banues në kryeqytet, dyshohet se në datën 12 qershor, në rrugën "Naim Frashëri", ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen I. Xh., 20 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje, vijojnë hetimet nga ana e policisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/