Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 43-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi më 26 mars në fshatin Miras të Devollit.

Policia arrestoi Karunin, pasi 43 vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë dhe deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren.

Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës. Gjyqtare e çështjes ka qenë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.