RUSI – Një rusi, të akuzuar për përdhunimin e 5 grave i është djegur organi gjenital në burg. Protagonisti i kësaj historie të çuditshme, të regjistruar në një burg në Rusi është Andrei Fateev.
Fateev ishte dënuar për përdhunimin në kohë të ndryshme të 5 grave. Duket se veprimet e tij jashtë mureve të qelisë nuk janë mirëpritur nga bashkëvuajtësit e dënimit, të cilët e kanë rrahur keq e madje edhe e kanë djegur në disa pjesë të trupit duke e lënë në gjendje mes jetës e vdekjes.
45 vjeçari është shtruar në spital në gjendje kome, me fraktura të shumëfishta në kafkë, brinjë dhe me djegie në pjesën e gjenitaleve.