TIRANE,24 shtator 2013 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i dyshuar për përdhunimin e një shtetaseje angleze, në një lokal në zonën e Unazës së Re në Kryeqytet. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Muhamet Mullai, i cili në gjendje të dehur, e ka futur vajzën në tualetin e lokalit duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. 
Pas ngjarjes, anglezja ka njoftuar të dashurin e saj, Mariglen Xhepo, i cili është konfliktuar me Mullain, duke e plagosur me mjete të forta. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe të dashurin e vajzës, nën akuzën e plagosjes me dashje. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 
“Mbrëmë Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Shëndetit në Policinë e Kryeqytetit, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kushtet e flagrancës së shtetasve të mëposhtëm : 
Mariglen Muhamet Xhepo, 28 vjec, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, I dënuar për veprën penale “ Plagosjes së rëndë me dashje”.

Muhamet Agron Mullaj, 35 vjec, banues në Ersekë, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.