Një 44 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht gruan e tij.
Agjencia e lajmeve “Ansa” se shqiptari i ka shkaktuar dëmtime fizike por dhe emocionale gruas së tij 43-vjeçare. Por ngjarja e rëndw thellohet kur 44-vjeçari kishte dhunuar, fyer, kërcënuar, madje dhe përdhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur.
Tashmë ai ndodhet në paraburgim nën akuzat ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë’ dhe ‘Dhunë në familje’. Çifti jetonte në Savignano prej vitesh. Pas dhunës seksuale dhe fizike ndaj saj, kishte qenë pikërisht gruaja që kishte denoncuar në polici burrin e saj, identiteti i të cilit nuk dihet.





