Ngjarja e rëndë se një baba shqiptar në Greqi kishte përdhunuar të bijën e mitur dhe se e kishte lënë shtatzënë atë, tronditi mbarë opinionin publik.
Pikërisht përpara gjykatës, babai ka pranuar ngjarjen e rëndë dhe ka deklaruar se nuk e ka dhunuar 16-vjeçaren porse gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që ai ka qenë në gjendje të dehur. Duke qenë nën efektin e alkoolit, burri tregon se nuk mban mend me detaje çfarë ndodhte mes tij dhe të bijës.
E mitura, e cila nuk ishte në gjendje të vetëmbrohej apo të tregonte për abuzimin seksual, është zbuluar nga mjekët në muajin e katërt të shtatzënisë, pasi ka shkuar për një vizitë mjekësore. Ajo ka dështuar fëmijën dhe kanë qenë testet e ADN-së ato që kanë treguar se përdhunuesi ishte i ati.





