Një nga pedofilët më famëkeqë të Britanisë, i cili ishte pjesë e një bande që përdhunonte bebet, fëmijët e vegjël, dhe i postonte abuzimet në internet, është gjetur i varur në burg.
Robin Hollyson, 31 vjeç, ishte prej tre muajsh në burg dhe ishte duke shlyer dënimin prej 24 vitesh heqje lirie. Ai kishte pranuar më parë përdhunimin e një fëmije vetëm 3-muajsh, shkruan britanikja “Daily Mail”. Si të mos mjaftonte e gjithë kjo, pedofili e kishte filmuar veten gjatë kohës që kryente aktin aktin e tmerrshëm, pervers dhe të paprecedentë.
Gjykatësi e quajti një nga rastet më të tmerrshme të abuzimit në histori.
S.L.