Berat, 13 gusht 2014 –  Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për dhunë seksuale ndaj motrës. 

Oldi Dervishi, 31 vjeç, nga Berati është akuzuar nga e motra Zhuljeta, 23 vjeçe se e ka dhunuar seksualisht disa herë. 

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin, ndërsa ka kryer një kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, 2 automatikë dhe 350 fishekë. 

Oldi Dervishi rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm. Ai ka qenë i dënuar në Spanjë për trafik droge. Tanimë i duhet të përballet me akuzën e rëndë, të dhunës seksuale ndaj së motrës. 

Velipojë 
Një tjetër rast i rëndë dhune seksuale është shënuar dhe në Velipojë. Dje nisi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.Z, 19 vjeç, banues në Komunën Bushat Shkodër. Ky shtetas akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, në Plazhin e Velipojës, Shkodër. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/