Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë për 45-vjeçarin kosovar Belul Kokollari, i dyshuar për përdhunimin e nipit 8-vjeçar.
Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg”, që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.
Pasi ka dëgjuar akuzën, Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas ka dalë nga salla nën masa të rrepta sigurie dhe është shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat.
Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri. 45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren





