Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 52-vjeçar në Lezhë.
Dyshohet se i prangosuri ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.
Efektivët po punojnë për kapjen e burrit dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.





