Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për përdhunimin e nuses së djalit, është arrestuar nga policia e Devollit.

Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras, akuzohet se më datë 09.11.2013, ka abuzuar seksualisht me të miturën me inicialet K.Gj, e cila ishte nusja e djalit të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.