Një 29-vjeçare ruse është arrestuar për “përdhunim” në bordin e një avioni që fluturonte nga Antalia e Turqisë në drejtim të Moskës.
Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i “Pobeda Airlines” u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi akuzohet se ka kryer seks oral me forcë ndaj një pasagjeri që ishte ulur në sediljen pranë saj në avion.
Sipas faqes së internetit Gazeta.ru, 29-vjeçarja ka kryer seks oral ndaj burrit të ulur pranë saj në fluturimin që zgjat 5 orë, pavarësisht se ai fillimisht u përpoq të rezistonte. Dëshmitarët thonë se vajza ishte nën efektin e alkoolit që në momentin kur hipi në avion në Turqi.
Ajo i tha një media ruse se nuk pendohet për veprimet e saj, edhe pse gjithë skena ka ndodhur para syve të pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit, anëtarët e të cilëve nuk kanë reaguar por kanë pritur që i gjithë procesi të përfundojë.
Kur Valeria përfundoi aktin e saj, anëtarët e ekuipazhit e morën mënjanë edhe pse ajo rezistoi, ndërsa u informuan oficerët që arrestuan 29-vjeçaren.
29-vjeçarja u gjobit me 500 rubla për sjelljen e saj ndërsa u përpoq edhe të korruptonte ekuipazhin për të shmangur arrestimin.
Ajo është filmuar në një video duke i dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe një anëtari të ekuipazhit kur avioni u ul në Moskë. Stjuardesa i ka hedhur paratë në plehra dhe Valeria shihet duke zbrazur koshin për t’i marrë mbrapsht.