Gjashtë vite e gjashtë muaj.
Kjo është masa e marrë nga drejtësia argjentinase kundrejt Alexis Zarate, i akuzuar në 2014-ën se ka përdhunuar Giuliana Peralta, të fejuarën e ish-shokut të skuadrës Martin Benitez.
Qëllimi i këtij vendimi është ai “që të shërbejë si shembull kundër abuzimeve në rritje ndaj femrave”. Zarate do të mbetet në liri deri në momentin që do të dalë vendimi i apelit. “Karriera e tij mund të konsiderohet e përfunduar”, ka thënë avokati i viktimës.