Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar i riu Ardit Domi, banues në fshatin Resk të Kukësit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për hetimin e krimit  në Komisariatin nr 5, kanë kryer  arrestimin në flagrance të  shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”