Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kurbin që e ka dënuar me 9 vite burg shtetasin Ervis Gjeci, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën.

Në vitin 2019, e mitura me iniciale A.M, sëbashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me Ervis Gjeci, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake. Si rrjedhojë ky shtetas është dënuar me 6 vite burg.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.