"Arrest me burg" është masa e vendosur sot nga Gjykata e Durrësit, për 32-vjeçarin Alfred Tereziu.

Tereziu akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", pasi në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale  D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Ndërkohë vajza e mitur ishte shpallur në kërkim nga blutë e Krujës, pasi kishte alarmuar familjarët e saj duke mos u kthyer në banesë që pas mbarimit të mësimit. 

Në dëshminë e tij, Alfred Tereziu, 32-vjeçari nga Tirana i arrestuar pas denoncimit të vajzës, mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.