8 qershor 2015 –Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi ka përdhunuar një 17-vjeçare në makinën e tij.

Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Vasil Prroni, banues në Shkodër, i cili dy ditë më parë, më 6 qershor, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren F.L., nga Shkodra.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/