Tommy Allington, me profesion mësues, është dënuar me 24 vjet burg me akuzën përdhunimin ndaj të miturve.

25-vjeçari pasi kreu krimin, publikoi në rrjetet sociale pamje të cilat u evidentuan si rast nga ana e autoriteteve britanike.

Policia zbuloi imazhet e para në Instagram, ndërsa pasi u fut në telefonin e autorit gjeti aty imazhe të tmerrshme të krimeve që ai kishte kryer.

Sipas një medieje amerikane, Alligton kishte shkarkuar rreth 1500 foto të fëmijëve të abuzuar seksualisht dhe më pas kishte filmuar dhe krimin e tij, pamje të cilat i ka hedhur në një grup pedofilash në një rrjet social të quajtur “Telegram”.

Policia identifikoi fëmijën dhe kontaktoi menjëherë me prindërit e djalit.

Tomy Allington u shpall fajtor për 17 akuza , mes të cilave numërohet dhe përdhunimi ndaj të miturve, sulm seksual ndaj të miturve ku u dënua me 24 vite burg.