Zvicër, 4 maj 2014 – Përdhunoi të shoqen nga e cila ishte ndarë kohë më parë, i preu fytin dhe e goditi në kokë me pistoletë me ajër duke e lënë të vdekur.
Më pas është dorëzuar në polici, ku dhe ka shpjeguar motivin që e shtyu për të kryer këtë krim të shëmtuar.
“Vrava gruan, sepse nuk ishte e zonja të gatuante Kus kus”, – tha një 47 vjeçar tunizian. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në prill të vitit 2010, në qytetin e Bernës. 47 vjeçari tunizian është dënuar sot nga gjykata me burgim të përjetshëm.
Çifti kishte mbërritur në Zvicër nga Tunizia në vitin 1999, por pas disa vitesh ishin ndarë. Burri punonte si financier në ambasadën tuniziane në Bernë, por kishte kohë që kishte humbur punën dhe kishte nisur pijen.
Çifti kishte dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç. Pas vrasjes, burri ishte larë dhe ishte ndërruar dhe më pas kishte ngrënë bashkë me vajzat e saj. Mëngjesin e ditës tjetër u dorëzua në polici duke shpjeguar arsyet e tij.
“Kjo grua nuk më ka qëndruar besnike. Nuk kujdesej për vajzat dhe nuk dinte të gatuante Kus kus”,- tha burri edhe para gjykatësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





