Gjykata e Selanikut ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 23 vite burg një shqiptar 60-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e mbesës së mitur.

Rasti u zbulua në vitin 2014 në Pella, ku e mitura, studente e Gjimnastikës në atë kohë, zbuloi dramën e përjetuar për tre vjet rresht.

Sipas hetimeve të policisë, i akuzuari e ka përdhunuar fillimisht vajzën në shtëpi në verën e vitit 2011. Deri në shtator të vitit 2014, ai vazhdoi me rastet e përsëritura të akteve të shëmtuara me mbesën.

Edhe pse ka kërkuar falje në gjykatë pasi fillimisht i mohoi aktet, gjyqtarët e shpallën fajtor shqiptarin.