Gjykata e Apelit në Lezhë ka marrë vendimin për pesë të akuzuarit për përdhunimin e një 15 vjeçarje në Rrëshen.
Gjykata ka lënë në burg Artan Kaçorrin, 31-vjeç, Albert Mollën, 27-vjeç, Ermal Tarazhin, 30-vjeç, Nike Lleshi, 44-vjeç si dhe A.GJ 17-vjeç.
Më 21 maj aktivistë dhe qytetarë protestuan në Rrëshen në sheshin “Abat Doçi” të qytetit, kundër dhunës ndaj të miturve.
Ngjarja u zbulua nga familjarët e të miturës, e më pas policia arrestoi autorët pas dëshmisë së të miturës.
Si ndodhi dhe u zbulua ngjarja?
Vajza mësohet se në fillim është ngacmuar nga Artan Kaçorri, 31-vjeç i cili shkonte në shkollë dhe e ngacmone.
Bëhet me dije se fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me 31-vjeçarin Artur Kaçorri, i cili është njëri prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.
Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet.
Më pas së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan nga Policia.





