Dy autorët të cilët shantazhuan një të mitur me foto intime në vitin 2019 në Vorë, janë lënë në burg.

Të dy të akuzuarit janë dënuar me 15 vjet burgim, pasi mbi ta rëndon akuza e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë  ka ndodhur në vitin 2019 ku e mitura me ininciale O.J së bashku me nënën e saj kanë bërë kallëzimin penal ndaj këtyre shtetasve, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e kanë shantazhuar atë përmes disa fotove intime.

Njoftimi I plotë:

Më datë27.08.2019, në Komisariatin e Policisë Vorë Tiranë, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale O.J, sëbashku me nënën e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasve me iniciale F.P dhe R.S, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë,duke e shantazhuar me foto intime.Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur F.P dhe R.S, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” të parashikuara nga nenet101/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 969 datë 11.06.2020 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjetburgim.

-Nëaplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimit, duke dënuar përfundimisht të pandehuriF.Pme 10 (dhjetë)vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

-Nëaplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimit, duke dënuar përfundimisht të pandehuriR.S me 10 (dhjetë) vjet burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga të pandehuritme iniciale F.P dhe R.S, të cilët kërkuanndryshimin e vendimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elbana Lluri dhe anëtarë znj.Valdete Hoxha dhe z.Ilir Toska, me vendimin nr.122datë 14.02.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.969, datë 11.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.