Një vajzë 15-vjeçare në Utah SHBA ra viktimë e përdhunimit nga nëna dhe njerku i saj, për më shumë se një vit.
Çifti u arrestua të enjten e kaluar në Provo, Utah, pasi policia iu përgjigj një telefonate nga një e mitur, e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht për një vit e gjysmë.
Nëna dhe njerku i adoleshentes, të dy në të 30-at, iu afruan asaj me idenë për të pasur përvoja seksuale së bashku, sipas policisë, duke besuar se marëdhënia seksuale me ta ishte më i sigurt për të sesa me të huajt.
Çifti akuzohet, abuzim seksual të dhunshëm dhe përdhunim, ndërsa theksohet se adoleshentja, nëna dhe njerku i saj nuk janë bërë të ditur për të mbrojtur identitetin e viktimës së dyshuar.
“Një vit më parë unë dhe nëna e saj mësuam se 15-vjeçarja donte të takohej dhe të kryente marëdhënie seksuale me të panjohur në internet”, dëshmoi njerku duke shtuar se ai dhe gruaja e tij vendosën që t’i mësonin viktimës për aktin seksual.
Veç kësaj, njerku dyshohet se u tha autoriteteve se ai dhe nëna e vajzës blenë lodra seksi për 15-vjeçaren dhe bënë dush me të, ndërsa pranoi se ai dhe gruaja e tij i tregonin viktimës se si t’i përdorte lodrat e seksit.
Nëna i tha policisë se kishte kryer akte seksuale me burrin dhe vajzën e saj.