Katër persona janë marrë peng nga një person i armatosur, që dyshohet se është autor i një përdhunimi. Ngjarja ka ndodhur në një fast- food në pjesën jugore të Baltimoras në SHBA.

Në mesin e pengjeve është edhe një vajzë shtatë vjeçe, ka bërë me dije policia në Baltimore. Policia thotë se po kërkon që t’i japë fund kësaj ngjarjeje në mënyrë paqësore.

Policia pikasi të dyshuarin me makinë dhe në momentin që po tentonte ta kapte atë, u largua me shpejtësi. Pas një ndjekjeje të shkurtër, i kërkuari u përplas me një tjetër makinë dhe pastaj doli nga makina për të hyrë në fast-­food ku mori peng 4 persona.