DURRËS, 19 nëntor 2014 – Paraditen e 19 nëntorit 2014 banorë të Vorës kanë gjetur të braktisur një makinë, e cila dyshohet se u takon autorëve të ekzekutimit, mbrëmjen e 18 nëntorit 2014, të 49-vjeçarit Leonard Murataj. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip Mercedez-Benz ngjyrë e zezë me targa Kruje është gjetur i braktisur në një lagje në Vorë. Policia po punon për të gjetur gjurmë të autorëve brenda automjetit, ndërkohë që ka shoqëruar 10 persona të dyshuar. Policia aktualisht po merret me këqyrjen e automjetit për gjetjen e gjurmëve gishtash apo ndonjë gjurmë tjetër që do të çonte në identifikimin e autorit. Mësohet se hetuesit kanë marrë në pyetje personelin e bar “Center”, ku u vra Murataj dhe mbi disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për vrasjen bujshme. Gjithashtu janë duke u bërë kontrolle banesash të personave me të cilët Murataj mund të kishte konflikte të hapura.
Policia
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton shumë thatë se më 18 nëntor 2014, rreth orës 18.20, në lagjen nr. 3, te lokal BAR CENTER, nga persona të paidentifikuar është vrarë me arme zjarri Leonard Murataj, 49 vjeç,, banues në lagjen nr. 2 Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale si vrasje, rrëmbim personi e shtrëngim për dhënie pasurie. Blutë thonë se kanë shkuar menjeëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore si dhe vazhdojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe të hedhin dritë mbi motivet e saj. Forcat ligjzbatuese dyshojnë se motivet e ekzekutimit të Muratajt “mund të kenë lidhje me të kaluarën kriminale” të tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





