Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar të martën se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë së Hungarisë, Antal Rogan, i cili dyshohet për përfshirje në korrupsion në Hungari. Rogan është një bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së akuzoi Rogan për përdorimin e postit të tij për përfitime financiare personale dhe për aleatët politikë.
“SHBA-të nuk do të hezitojnë t’i mbajnë përgjegjës individët, sikur Rogan, që përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar veten dhe aleatët në mënyrë ilegale në dëm të vendit dhe bashkëkombësve të tyre”, – deklaroi Bradley T. Smith në detyrë në kuadër të Sekretariatit për Thesarin për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë tensionuar gjatë presidencës së Joe Biden, si pasojë e lidhjeve të afërta të Budapestit me Moskën edhe pas luftës në Ukrainë.