Policia Rrugore në Qarkun Lezhë vazhdon patrullimet dhe monitorimet, për evidentimin dhe ndeshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndëshkohen administrativisht 5 drejtues mjetesh për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjeter drejtues për përdorim të logos "Hetimi Tatimor".
Nga punonjësit e Policisë Rrugore në Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që parashikon heqjen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar se gjatë drejtimit të mjetit kanë pasur në përdorim fenelinë Policie dhe logo të "Hetimit Tatimor".
Policia Rrugore e Lezhës do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rruge si dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.





