Besiktas raportohet se ka ndërprerë kontratën me Emirhan Delibas, për shkak se lojtari përdor një aplikacion takimesh online.

Gjiganti turk e zyrtarizoi ditën e sotme prishjen e kontratës, por nuk zbuloi edhe arsyen e këtij vendimi.

Gjithsesi, raportimet për një profil takimesh që dyshohet se zotërohej nga Delibas qarkulluan në internet me një foto të të riut dhe emrin e tij, megjithëse me një moshë tjetër. Mesfushori turk vetëm pak kohë më parë mbushi 21-vjeç, por profili në aplikacionin e takimit thotë se ai është 24-vjeç. Kjo mendohet të jetë arsyeja kryesore që Besiktasi vendosi të ndajë rrugët me Delibasin.