Nuk do të ishte çudi që bota të gjendej shumë shpejt në një luftë me baktere që nuk ka me çfarë ti sfidojë, pasi antibiotikët po humbasin fuqinë. Pikërisht për këtë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shteteve për të reaguar në kohë pasi shumë shtame aktualisht janë bërë rezistentë ndaj antibiotikëve.

Ndërgjegjësimi duhet të nis sipas ekspertes nga edukimi i fëmijëve mbi mikrobet dhe bakteret për të kaluar më pas tek mjekët që përshkruajnë receta.

Por bashkëpunimi do të duhej të shtrihej në të gjitha fushat pasi është parë që 70% e antibiotikëve përdoret nga sektori i veterinarisë duke u përçuar më tej tek njerëzit, që janë konsumatorët.