Gjithashtu dhe për më tepër këto produkte përfshihen në listën e ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Frutat e arrave janë një koncentrat i acidit linoleik, një substancë që mbron sistemin kardiovaskular, rregullon qarkullimin e mirë të gjakut, ul kolesterolin e keq dhe rregullon normat e tensionit të lartë.

Përdorimi i arrave forcon thonjtë dhe flokët, zvogëlon çrregullimet e organizmit gjatë vjeshtës dhe funksionon kundër artritit reumatoid.

Në këtë mënyrë mirëmbani shëndetin e kockave dhe largoni mundësinë e osteoporozës. Studimet e fundit tregojnë se Acidet e Omega 3, ku bën pjesë acidi linoleik i arrave përmirësojnë energjinë tek personat që i konsumojnë. Veprimi i arrave si produkt antitumor i atribuohet sinergjisë midis acidit elagjik dhe vitaminës E, efektive kundër inflamacionit dhe degjenerimit të qelizave.

Përfundimisht, Omega 3 që përmbajnë arrat veprojnë gjithashtu në tru, duke përmirësuar funksionet nervore, aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën.

Pse duhen përdorur veçanërisht arrat natyrale shqiptare?

Për të përfituar maksimumin e fuqive shëruese të arrave, është e këshillueshme të konsumoni ato sa më naturale, të cilat nuk i janë nënshtruar trajtimeve kimike.

Mundohuni të mos blini arra të super të bukura të trajtuara me zbardhues ose kimikate të tjera. Sigurohuni të blini dhe konsumoni arra shqiptare që kanë me një lëvozhgë më të errët dhe të “njollosur”, që sigurisht nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi kimik.

Arra më të mira kanë një madhësi të mesme, nuk kanë vrazhdësi të tepruar dhe fruti duhet të jetë i i freskët, i thatë dhe plot vaj. Është mirë të shmangni edhe arrat e qëruara pasi kontakti i gjatë me ajrin i bën arrat të humbasin shumicën e antioksidantëve aktivë.

Konsumojini arrat në këtë mënyrë

Është mirë të mos e tejkaloni sasinë e 5-6 arrave të plota në ditë. Si çdo frut arror tjetër, arrat janë shumë të pasura me kalori (553 kcal për 100 gramë). Ata mbahen në një vend të freskët, mundësisht në errësirë. Më të mira për t’u ngrënë ato janë në mëngjes ose gjatë ditës, si një ushqim i lehtë.

Arrat sigurojnë mbështetje të mirë natyrale për energji, një ndjenjë të mirë të ngopjes dhe një furnizim të rëndësishëm të vitaminës B6 dhe E, tiaminë dhe zink, shumë të dobishme për shëndetin e indeve nervore./AgroWeb