3 dhjetor 2015 – Të konsumosh sa më shumë peshk do të thotë jesh më pak i rrezikuar nga depresioni.
Ky është rezultati i studimit të publikuar nga ‘’Time Magazine”.
Studiuesit kanë kontrollluar 26 studime përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.
Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % riskun e prekjes nga depresioni.
Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.
/portali DurresLajm/