Përdoruesit e Gmail-it do të bëjnë më shumë se dërgim e-mail-esh falë një përditësimi të madh që do të ndodhë këto ditë.
Këtë të shtunë, Google ka bërë të ditur edhe përditësimin e rëndësishëm që i jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë mënyrat se si t’i shohin videot.
Ky përditësim lejon që videot që i bashkangjiten një e-mail-i, të shfaqen drejtpërdrejt në brouserin tuaj. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për të shkarkuar asnjë video bashkangjitur në pajisjen tuaj para se të fillojë të transmetohet, duke ju ruajtur shumë kohë të vlefshme dhe hapësirë në hard disk.
Google thotë se kjo metodë e re përdor të njëjtën infrastrukturë të përdorur nga YouTube apo aplikacione të tjera transmetimi për t’u siguruar se videot e tyre shkojnë shpejt dhe me cilësi të lartë.





