Një grup prostitucioni është goditur nga policia në Lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Burime nga policia thanë se në lokalin e shtetases me inicialet V. L., janë kapur në flagrancë kamarierja si dhe e zonja e lokalit.
Të dyja janë arrestuar për akuzën e shfrytëzimit të ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit.
Lokali ndodhet në lagjen “18 Shtatori” prane gjimnazit ‘Siri Shapllo’.





