Brazil, 15 korrik 2014 – Show i ceremonisë së mbylljes së botërorit të Brazilit ishte asgjë në krahasim me spektaklin e ofruar nga statuja gjigande e Krishtit në kodrën e Rios në ditën e finales.

Statuja dukej sikur përqafonte diellin me një perëndim të paharruar, filmuar nga regjitë e të gjithë botës.

Në prag të finales Krishti u ndriçua me ngjyrat e kombëtareve të cilat ndesheshin për Kupën, Gjermanisë dhe Argjentinës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/