Një zyrtar i lartë i administratës Biden në SHBA ka deklaruar se gjatë samitit të G7 në Japoni do merren masa për kufizimin e aksesit të Rusisë në sistemin financiar global.

Sipas tij masat do të merren për të kufizuar mundësitë e financimit të autoriteteve të larta ruse, si edhe do merren masa për zvogëlimin e varësisë ndaj resurseve ruse.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë deklaroi po ashtu se G7 synon të bllokojë asetet e ngrira të Moskës deri në përfundimin e agresionit ndaj Ukrainës.