Ish-lojtari i Barcelonës, Mark Krosas, i cili për hir të së vërtetës ka luajtur vetëm në ekipin B ka qenë ironik dhe është tallur me Realin pas humbjes turpëruese në “El Clasico”.

Ai thotë se Perezi në 4 muaj shkatërroi kombëtaren spanjolle (duke iu referuar faktit që mori si trajner Lopeteguin) dhe Realin.

“Lopetegui i mërzitur, Barcelona ‘vrastare’. Pa Mesin, por me Suarezin dhe Albën të frikshëm. Besoj që Perezi do ta ketë kuptuar që në 4 muaj shkatërroi kombëtaren spanjolle dhe Realin më të mirë të historisë”, shkroi Krosas.

Më tej thumboi edhe trajnerin Enrike.

“Naço titullar në kombëtaren spanjolle, ndërsa Hordi Alba i sheh ndeshjet nga shtëpia. Këtë as Lopetegui nuk e kupton”, ishte postimi i tij.