Shtatë përfaqësues të opozitës në degën e Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar nga policia në komisariat.
Sipas raportimeve emrat e konfirmuar si të shoqëruar janë: Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkëlzeni, Dorian Koldashi, Enver Lamçe dhe Daniela Gjini, (sekretare e PD në degën e Elbasanit).
Deputeti Tomorr Alizoti është përplasur me drejtuesit e komisariatit pas shoqërimit të tyre, ku akuzoi drejtuesit e komisariatit si “shërbyes” të krimit.
“Policia e Elbasanit është e veçante se këtu janë ulur gjithë bandat e drogës. S’ka bandë në botë dhe shef policie që të shkatërroje opozitën dhe Partinë Demokratike.
Ne do përballemi me këdo. Ne do përballemi me to. Sot qyteti i profesorëve është kthyer në qytet banditësh.
Kanë rrëmbyer gjithë demokratët dhe kanë lënë të lirë bandat e Elbasanit.”, tha Alizoti para komisariatit.