Një grup ushtarakësh të Komandës Amerikane në Evropë, të drejtuar nga gjeneralbrigade Frederic Maiocco, vizituan, më 28 mars 2019, paradite, portin e Durrësit, njoftoi zyra e shtypit e Autoritetit Portual Durrës (APD).

Ata u pritën nga drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD-së Agron Tare. Grupi i ushtarakëve u njoh me kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit të Durrësit.

Pas takimit u zhvillua një vizitë njohëse në terminalin e mallrave gjenerale.