Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe nga janari ka të drejtën për të negociuar me klubin e tij të ardhshëm. 

Real Madrid është në “pole position” për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, por për të ka interes edhe nga Anglia.

Megjithatë Reali duket më afër, por për momentin përfaqësuesit e Mbappe thonë se nuk ka asnjë marrëveshje.

“Nuk ka asnjë të re dhe asnjë marrëveshje për të ardhmen e Mbappe. Nuk ka pasur diskutime për një transferim të mundshëm. Duam të theksojmë se askush dhe asgjë nuk do të ndikojë në vendimin e Mbappe për të ardhmen. Gjithçka do të vijë në momentin e duhur”, ishte reagimi i përfaqësuesve të francezit.